Flash

Për herë të parë Thaçi rrëfen takimet me Vuçiç pa praninë e kamerave

Lapsi.al 12 February 2019
Për herë të parë Thaçi rrëfen takimet me

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rrëfyer për herë të parë se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar disa takime pa kamera (jo publike).

“Jam takuar jashtë kamerave në Bruksel, Vatikan nëpër ceremoni të ndryshme, gjithashtu edhe në Paris, edhe Vjenë e Nju Jork. Kemi diskutuar hapur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, jo diçka nga ajo që kam theksuar në konferenca për shtyp. Faza e fundit e dialogut ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodh njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, - u shpreh Thaçi.

Thaçi tha në një intervistë në RTSH se arritja e marrëveshjes me Serbisë është po aq fisnike sikurse ishte madhështore fitorja dhe Pavarësia e Kosovës. Sipas tij, Kosova, pa anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare mbetet e izoluar.

“Nuk mund të bëhemi Palestina e Ballkanit Perëndimor. Nuk e toleroj me asnjë rrethanë dhe asnjë çmim një marrëveshje që s’e garanton njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB. Nuk lejoj Asociacion me kompetenca ekzekutive që krijon “Republika Srpska” dhe e defunksionalizon shtetin e Kosovës. Nuk lejoj as të diskutohen”, - vijoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një makinë ka përplasur një këmbësor. Personi i plagosur është dërgu...

22:18

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, prane prokurorise. Sipas policisë viktima e përplasjes është nga një automjet është shtetasi Çaush B...

21:04

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI