Flash

Aksident në Korçë, ka të plagosur

Lapsi.al 12 February 2019
Aksident në Korçë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një makinë ka përplasur një këmbësor. Personi i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet nën kontrollin e mjekëve, ndërsa shoferi është ndaluar.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak:

Më datë 12.02.2019, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident ku shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip ‘Range Rover’, ka aksidentuar shtetasin A. D, rreth 59 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, prane prokurorise. Sipas policisë viktima e përplasjes është nga një automjet është shtetasi Çaush B...

21:04

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI