Flash

Ndryshim të kufijve? Haradinaj: Nuk jam tregtar tokash

Lapsi.al 12 February 2019
Ndryshim të kufijve? Haradinaj: Nuk jam tregtar tokash

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në Ora Neës, tha se territori i Kosovës nuk është mall për tregti, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

“Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh.

Shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim...? Janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen. Ka Kosova armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t'i ketë gjithë jetën.

Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën dhe që e mbrojnë. Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë” – tha Haradinaj.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një makinë ka përplasur një këmbësor. Personi i plagosur është dërgu...

22:18

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, prane prokurorise. Sipas policisë viktima e përplasjes është nga një automjet është shtetasi Çaush B...

21:04

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI