Flash

Shkarkohen 6 specialistë nga hipoteka e Durrësit

Lapsi.al 13 February 2019
Shkarkohen 6 specialistë nga hipoteka e Durrësit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur se vijon puna dhe kontrollet intensive në Hipotekën e Durrësit, prej së cilës së fundmi janë larguar gjashtë punonjës për shkelje ligjore.

Kjo masë ndaj këtyre punonjësve vjen menjëherë pas shkarkimit të kreut të kësaj hipoteke, i cili u filmua në një bisedë me qytetarët, duke mos i shërbyer zgjidhjes së problematikave që ata kishin adresuar tek kjo zyrë.

“Zyrat vendoret të pasurisë së paluajtshme në Durrës kanë qenë dhe vijojnë të jenë në qendër të kontrollit. Nga ana tjetër do të kemi parasysh çdo denoncim në platformë  dhe do t’i shkojmë deri në fund dhe do të marrim çdo masë për shkelësit e ligjit. Në muajin janar për shkelje në detyre është shkarkuar nga detyra regjistruesi i zyrës vendore të Durrësit.

Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.

Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”, tha mes tjerash Gjonaj.

https://www.youtube.com/watch?v=rVE-eTXKZR8

Të këshilluara

Bie zjarr pranë Pazarit të Ri

Merr flakë një kazan mbeturinash në sheshin “Avni Rustemi”, pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Një re e zezë tymi është parë të dalë prej kazanit. Është hera e d...

13:48

Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Arsimit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Dy emrat e rinj të sapo emëruar janë Redi Shtino dhe Lo...

12:18

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI