Një supermarket pranë Zogut të Zi në Tiranë ka rënë pre e një grabitje mëngjesin e sotëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Autorët kanë kanë thyer me mjete të forta derën për të hyrë brenda.
Burime nga policia bëjnë me dije se autorët, ende të paidentifikuar, kanë mundur të marrin 40 mijë lekë të vjetra dhe disa steka cigaresh në supermarket.
Blutë e kryeqytetit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.