Flash

Shpërthim brenda një restoranti në Greqi, 3 persona mbesin të vdekur

Lapsi.al 2 February 2019
Shpërthim brenda një restoranti në Greqi, 3 persona mbesin

Një shpërthim ka ndodhur në një restorant të qytetit të Kalamatës. Tre gra raportohet se kanë humbur jetën prej ngjarjes së rëndë në shtetin grek.

Prej të dhënave të para thuhet se shkak i kësaj ngjarje është bërë rrjedhja e gazit në kuzhinë.

Dy punonjëse të restorantit dhe bashkëshortja e pronarit mësohet se janë 3 viktimat e këtij incidenti. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:15, në një kohë kur restoranti ishte i mbushur me klientë.

Policia dhe personeli i ndihmës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje në përpjekje për të dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave apo edhe numrin e saktë të të plagosurve.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një person ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Mësohet se aksidenti ka...

20:05

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI