Në fshatin Adriatik të rrethit të Kurbinit gjatë pasdites së sotme është gjetur një kufomë në një parcelë toke. Policia e Kurbinit ka njoftuar se kuforma i përket shtetasit me iniciale D.Sh, 63-vjeçar, banues në Mamurras.
63-vjeçari i cili vuante dhe nga skleroza ishte larguar prej shtëpisë më 25 janar, duke u konsideruar i humbur.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës dhe paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, por kufoma do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor, për të dalë më pas në një përfundim.