Flash

Vidhte të sëmurët në Fier, arrestohet 62-vjeçari

Lapsi.al 2 February 2019
Vidhte të sëmurët në Fier, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar është prangosur prej policisë së Fierit pasi akuzohet se vidhte portofolat e pacientëve që shkonin për të marrë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal.

Identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, i cili ishte kthyer në një shqetësim për pacientët që merrnin shërbime prej Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier është bërë pas një pune hetimore 1 mujore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N.L, 62 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në kohë të ndryshme, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë i mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj.

Për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas po vijon puna.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI