Flash

Rama akuzon pedagogët: Po lëni studentët rrugëve. Markët kanë hallin e tyre

Lapsi.al 2 February 2019
Rama akuzon pedagogët: Po lëni studentët rrugëve.

Kryeministri Edi Rama akuzon pedagogët se po pengojnë plotësimin e kërkesave të studentëve.

Në takimin që po mban me studentët në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek konviktet e Mjekësisë, duke iu përgjigjur pyetjes së një studenteje se ku shkojnë bursat, Rama la të nënkuptonte me përgjigjen e tij se qeveria ishte gati të plotësonte kërkesat porse faji që universiteti ndodhet në këtë situatë janë pedagogët.

"Universiteti është autonom. Autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe ti lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për ti dhënë mësim studentëve për të cilën ata paguajnë. Autonomia nuk është liri për të thënë unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi. Pse nuk hyn dot policia në universitet? Sepse ka autonomi"

Ky është problemi. Ti ca do nga unë. Qeveria i ka lekët. Po si ta bëj si qeveri që i duhet lista e studentëve..

Shko tek fakulteti merr dhe të gjithë shoqet dhe shokët që u takon bursa dhe thoni nxirrni letra. E keni më kollaj të mblidheni e protestoni kundër meje dhe kaq të vështirë për gjënë që ju takon, dhe nuk ju lënë tua japin disa mark mark rrugëve që kanë hallet e tyre

Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja?

Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja?"

Madje i bëri thirrje studentëve të ngrihen kundër pedagogeve.

"E pabesueshme ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh është kërcënim i drejtëpërdrejtë për të humbur vitin. Ju të pranoni që një grusht njerëzish dhe një grusht pedagogësh tju kërcënojnë dhe tju thonë se jeni tradhëtar.. e të mos mblidheni bashkë për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera për të shkuar në shtëpi të rektorit dhe për ti thënë dil jashtë. Dili zot vetes tende"

Të këshilluara

Emërohet gjenerali i ri i Forcës Tokësore

Prej të premtes  Gjeneral brigade Albert Mullai është komandanti i ri i Forcës Tokësore. Ai e mori këtë detyrë, duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahani, ...

09:25

Haradinaj liron nga detyra ministrin serb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se ka liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenda Rikalo, përfaqësues i komunitetit serb. "Sot k...

09:17

Dështimi i paralajmëruar i koncensioneve

Sa kapacitet financiar kanë kompanitë e përzgjedhura për projektet me Partneritet Publik-Privat që të realizojnë investime të mëdha. Si paraqitet aftësia e tyre...

09:10

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI