Prej të premtes Gjeneral brigade Albert Mullai është komandanti i ri i Forcës Tokësore.
Ai e mori këtë detyrë, duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahani, që e mbajti këtë post për më shumë se 3 vjet.
E pranishme në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve të Forcës Tokësore, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
"Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Por puna dhe zhvillimi më tej i FT nuk ka përfunduar dhe kemi shumë sfida të tjera përpara. Dua t’i shpreh dhe dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi", tha Xhacka.