Flash

Njëri përfaqëson Tsiprasin, tjetri përfaqëson Ramën. Gent Cakaj takon homologun grek

Lapsi.al 1 February 2019
Njëri përfaqëson Tsiprasin, tjetri përfaqëson

Gent Cakaj, Ministri de-fakto i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka zhvilluar të parin takim jashtë vendit me homologun e tij grek që gjithashtu përfaqëson vendin e tij në rang Ministri plotësues.

Ndonëse të dy vendet po negociojnë një çështje delikate dhe me ndjeshmëri të lartë në të dy anët e kufirit, në krye të diplomacisë kanë Ministra të komanduar. Aleksis Tsipras ka mbarrë edhe postin e Ministrit të Jashtëm në Greqi, njësoj si Edi Rama në Shqipëri, por kompetencat e tyre diplomatike i kanë deleguar tek persona të tjerë.

Ky takim i zyrtarëve shqiptarë e grekë, Gent Cakaj dhe Jorogos Katrugalus, erdhi gjatë një takimi joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bukuresht.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Has

Një i moshuar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Has. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Krumës, poshtë spitalit. Shtetasi A.A., banues në...

20:35

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI