Flash

Aksident me vdekje në Has

Lapsi.al 1 February 2019
Aksident me vdekje në Has

Një i moshuar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Has. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Krumës, poshtë spitalit.

Shtetasi A.A., banues në Zahrisht duke drejtuar mjetin tip "Rang Rover", ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë.

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.

Të këshilluara

Safet Bajri lirohet nga burgu për disa orë

Safet Bajri është liruar për disa orë nga qelia. I shoqëruar nga efektivë të Policisë së Burgjeve, ai është dërguar në Shkodër për të marrë pjesë në ceremoninë ...

16:22

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI