Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike të kulturës kineze. Por në një ceremoni të organizuar me këtë rast ra në sy veshja e kryebashkiakut Erion Veliaj. I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Veliaj mbante një veshje me motive kineze, aq sa për një moment ë krijohej përshtypja se ai dukej më kinez sesa vetë ambasadorja e Kinës. Shini fotot që sjell LSA.
