Flash

Policia greke e kërkon për vrasjen e avokatit, shqiptari shfaqet duke grabitur një argjendari në Athinë

Lapsi.al 2 February 2019
Policia greke e kërkon për vrasjen e avokatit, shqiptari shfaqet duke

Një nga shqiptarët më të kërkuar në Greqi dhe që besohej se ishte arratisur në Shqipëri, të enjten është shfaqur sërish në kryeqytetin grek. Bëhet fjalë për Aleksandro Matën, të njohur edhe me emrin Eno Mata. 32-vjeçari është i kërkuar për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos , ngjarje e ndodhur në Tetor të vitit 2017 në Athinë, i cili dyshohet se është një nga dy ekzekutuesit e tij.

Por vetëm një ditë më parë (31 Janar), Eno Mata ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në lagjen “Ambelokipi” të Athinës. Ai dhe bashkëpunëtori i tij sulmuan argjendarinë dhe nën kërcënimin e armës morën bizhuteri. Në fakt, ka qenë pikërisht shqiptari Eno Mata që goditi edhe vajzën e pronarit të argjendarisë.

Më pas u arratisën me një makinë që dyshohet se ishte e vjedhur. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit dhe është identifikuar nga ana e hetuesve grekë, të cilët tashmë po e kërkojnë prej më shumë se një viti.

Në Qershor të vitit 2018, Eno Mata kishte marrë pjesë në një tjetër grabitje, ku kishte lënë edhe një shënim për policinë me mbishkrimin “Maradona fluturues” dhe thoshte se nuk është i përfshirë në vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.

Të këshilluara

Emërohet gjenerali i ri i Forcës Tokësore

Prej të premtes  Gjeneral brigade Albert Mullai është komandanti i ri i Forcës Tokësore. Ai e mori këtë detyrë, duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahani, ...

09:25

Haradinaj liron nga detyra ministrin serb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se ka liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenda Rikalo, përfaqësues i komunitetit serb. "Sot k...

09:17

Dështimi i paralajmëruar i koncensioneve

Sa kapacitet financiar kanë kompanitë e përzgjedhura për projektet me Partneritet Publik-Privat që të realizojnë investime të mëdha. Si paraqitet aftësia e tyre...

09:10

Moti, fundjava sjell rritje temperaturash

Sot moti do të jetë me alternime  kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  maksimale deri  në 10-20 m/sek në ...

08:47

Erion Veliaj më kinez nga kinezët (FOTO)

Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike ...

23:43

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI