Flash

Basha në Ballsh: Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj

Lapsi.al 2 February 2019
Basha në Ballsh: Rrugët politike kanë mbaruar. Tani

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka bërë thirrje banorëve të Ballshit të vijnë në protestën e opozitës së bashkuar më 16 shkurt për t’u ngritur kundër të gjitha padrejtësive që iu kanë ndodhur. Basha tha se ai dhe PD nuk kanë më asnjë mjet politik, ndaj i ka thirrur më 16 shkurt. Basha foli me një naftëtar i cili kishte udhëtuar 140 km nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të kërkuar të drejtën e tij.

Naftëtar: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën. Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua? Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep.

Basha: Ai ka bërë pasuri për miqtë e tij. Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët ai. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.

Naftëtar: Kam ardhur në këmbë 140 km në Tiranë, u tha se erdhën naftëtarët thuajse për një pjatë supë. Unë erdha për lekët e mia dhe jo për një pjatë supë. Qëndruam edhe në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar.

Basha: Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni. Statusin e naftëtarit nuk ua dha. Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund! Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj.

Të këshilluara

Emërohet gjenerali i ri i Forcës Tokësore

Prej të premtes  Gjeneral brigade Albert Mullai është komandanti i ri i Forcës Tokësore. Ai e mori këtë detyrë, duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahani, ...

09:25

Haradinaj liron nga detyra ministrin serb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se ka liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenda Rikalo, përfaqësues i komunitetit serb. "Sot k...

09:17

Dështimi i paralajmëruar i koncensioneve

Sa kapacitet financiar kanë kompanitë e përzgjedhura për projektet me Partneritet Publik-Privat që të realizojnë investime të mëdha. Si paraqitet aftësia e tyre...

09:10

Moti, fundjava sjell rritje temperaturash

Sot moti do të jetë me alternime  kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  maksimale deri  në 10-20 m/sek në ...

08:47

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI