Policia spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë brenda një kamioni në tentativë për të shkuar në Irlandë Ilegalisht.
Pas ndalimit të kamionit, Zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën 4 shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në traget.
Kontrolli i kamionit u krye në portin Santander. Në momentin që policia ka shkuar me elektrikë për të parë brenda, ka vërejtur shqiptarët të mbledhur brenda paletave, duke i arrestuar më pas.
Nuk bëhet me dije identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar, por sipas mediave është rritur numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht duke përdorur kamionët si mundësi.