Flash

"Non-grata" për Ikballen, detaje të tjera nga vendimi i Ministrisë së Brendshme

Lapsi.al 27 June 2026

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të parë ekranin e Euronews Albania pas vendimit për rastin e lidhur me shtetasen Ikballe Huduti, një shqiptare e Kosovës që u shpall e “padëshiruar” nga qeveria shqiptare si një përson i lidhur me Iranin. Ministri ka dhënë detaje si është marrë ky vendim.

“Ne kemi vepruar duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi këtë shtetase, ashtu siç kemi edhe në mënyrë periodike të përditshme, ne mbledhim informacion si agjencitë ligjzbatuese, policia, antiterrori dhe shërbimi inteligjent, në bashkëpunim dhe me partnerët. Mbledhim informacion për shtetas të ndryshëm të cilët po bëjnë kërcënim për sigurinë, sigurinë publike apo atë kombëtare, dhe për interesin publik.

 
Sigurisht, ministri i Brendshëm disponon gjithashtu edhe përmes urdhrave të përgjigjjes parandaluese, ku kërkohet dhe miratimi, autorizimi i GJKKO-s, kurdoherë që ka dyshime për financim të terrorizmit, nxitje të dhunës, nxitje të urrejtjes, dhe patjetër domethënë kjo është puna jonë funksionale.

 
 
Theksoj edhe njëherë që kjo çështje ka të bëjë kohë më parë dhe duhet bërë e qartë për të gjithë, për të gjithë publikun, që ne absolutisht respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, po kështu dhe dëgjojmë shqetësimet e çdo protestuesi i cili sinqerisht shpreh mendimin e tij ndryshe. Por, pjesëmarrja në protestë nuk mund të përbëjë kurrsesi imunitet për këtë do që ka një agjendë të caktuar, e dokumentuar kjo edhe nga agjencitë e zbatimit të ligjit.”-tha Lamallari. 

Të këshilluara

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI