Dyshohet se tre persona janë prekur prej virusit të gripit të derrit në Elbasan. Ata janë transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së ku po mbahen në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tashmë priten rezultatet prej Institutit të Shëndetit Publik. Nisur nga këto ngjarje, Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente ku ka kërkuar angazhim maksimal për parandalimin e rasteve të tjera të epidemisë së rëndë.