Tre shqiptarë të kapur me 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë janë arrestuar prej policisë italiane të Raguzës.
Të arrestuarit janë: Pandeli Prifti, 40 vjeç, Luzim Ndreu, 38 vjeç dhe Kujtim Rapushi, 37 vjeç.
Droga ishte fshehur në një shtëpi në Vittoria. Qentë antidrogë zbuluan praninë e drogës dhe brenda një automjeti të parkuar.
Sipas policisë së Raguzës, droga e kapur kishte vlerën e 600 mijë eurove. Ndërsa një nga personat e arrestuar ishte shpallur në kërkim edhe për krime të tjera të kryera në Romë.
Një i arrestuar tjetër lëvizte në shtetin fqinj duke përdorur një kartë identiteti greke të falsifikuar.