Flash

Aksidentoi 28-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu

Lapsi.al 3 February 2019
Aksidentoi 28-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i

Vihet në pranga 29 vjeçari me inicialet A.B, i cili një natë më parë aksidentoi rëndë një person në qytetin e Vlorës.

Forcat e rendit bëjnë të ditur se shtetasi me inicialet A.B, një natë më parë në ishte në drejtimin e një mjeti “Opel” dhe në rrugën “Anita Bitri” ka goditur një 28 vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I riu i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet ende në Spitalin e Vlorës.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. 

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Një person ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Mësohet se aksidenti ka...

20:05

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI