Flash

VIDEO/ Pamjet që po thyejnë rrjetin, babai dënon vajzën 10 vjeç për shkak te bulizmit

Lapsi.al 6 December 2018
VIDEO/ Pamjet që po thyejnë rrjetin, babai dënon vajzën 10

Një baba nga Ohajo, SHBA, bëri të bijën e tij që të ecte 8 kilometra deri në shkollë si ndëshkim pasi ajo kishte ngacmuar dhe tallur fëmijët e tjerë. 10-vjeçarja Kirsten u pezullua 3 ditë nga autobusi i shkollës për bulizëm.

Matt Cox, babai i saj, vendosi që t’i jepte një leksion. Ai e bëri që të ecte të bijën në temperatura 2 gradë për kilometra të tëra. Videoja është klikuar mbi 15 milionë herë në Facebook.

“Bulizmi është i papranueshëm. Kjo është mënyra ime e vogël për të ndaluar këtë në shtëpinë time. E di që shumë prej jush nuk jeni dakord, por po e bëj se ndjej se duhet t’i mësoj vajzës sime një mësim”.

Ai thotë se vajza e tij e ka marrë leksionin dhe ka reflektuar. Kirsten e pranon se edhe ajo ka qenë viktimë e bulizmit dhe e di se si ndjehesh.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI