Flash

VIDEO/ Vajza e vogël kërkon punë për të atin, kryetari i bashkisë nuk di ç’të thotë

Lapsi.al 20 November 2018
VIDEO/ Vajza e vogël kërkon punë për të atin, kryetari

Një aktivitet sensibilizues me fëmijët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Burrelit është organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve nga “Save the Children".

Ra në sy Griselda Stana, një vajzë e vogël e cila zuri jo pak “ngushtë” kryetarin e bashkisë së Matit, Nezir Rizvani. Vajza e vogël i kërkoi që të hapte vende të reja pune me qëllim që babai i saj të mos shkonte jashtë Shqipërisë për të punuar dhe siguruar të ardhurat e familjes, por të kishte një punë pranë familjes.

"Babai im shkon gjithmonë në emigrim dhe unë mërzitem shumë. Dua që t'i të hapësh një punë ku të gjithë baballarët tanë të punojnë dhe ne të ndihemi pranë tyre" - tha ajo.

Kryetari i bashkisë që nuk dinte çfarë të thoshte bëri disa deklaratë të përgjithshme.

"Shqetësimi që ngre fëmija është i ndjeshëm, është shpirtëror, është një plagë e shoqërisë shqiptare, është shumë i theksuar në zonat tona. Pothuajse të gjitha zonat rurale, por edhe pjesa e qytetit të Burrelit, një pjesë e mirë e rinisë, e brezit të ri, e moshës së re, e moshës së punës, po emigrojnë çdo ditë, vazhdojnë të punojnë në mënyrë sezonale në emigracion dhe nuk janë pranë fëmijëve” – tha ndër të tjera kryebashkiaku.

Të këshilluara

Del VIDEO/ Pse e humbi zërin Saimir Tahiri

Më 30 tetor, të martën e kësaj jave, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, festoi përvjetorin e tij të 39-të. Një ditëlindje e festuar në një resort në perif...

11:23

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI