Flash

Del VIDEO/ Pse e humbi zërin Saimir Tahiri

Lapsi.al 2 November 2018
Del VIDEO/ Pse e humbi zërin Saimir Tahiri

Më 30 tetor, të martën e kësaj jave, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, festoi përvjetorin e tij të 39-të. Një ditëlindje e festuar në një resort në periferi të Tiranës, me rrethin e tij më të ngushtë ku binin në sy ish-pjesëtarë të stafit të tij kur mbante postin e ministrit dhe njerëz që gjenden pranë tij edhe tashmë që është pa post. Kishte aty gazetarë, politikanë (edhe të mazhorancës), ish-drejtues policie dhe familjarë.

Kjo ditë korrespondoi edhe me daljen e vendimit të prokurorisë së Antimafias italiane e cila pushoi hetimet ndaj ish-ministrit. Dy gëzime në një ditë. Në pjesën më të madhe të kohës, Saimir Tahiri ka qëndruar në ballë të festës, duke kënduar krah artistëve, Eneida Tarifa, Sidrit Bejleri dhe Eranda Libohova.

Në një video të publikuar nga portali “Real Neës”, shihet teksa ish-ministri këndon me dy këngëtareve një këngë të Vaçe Zelës. Dy ditë pas festës që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, Tahiri doli në një konferencë për shtyp dhe më pas u pa në studion e “Opinion” ku zëri i tij linte për të dëshiruar.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/tahiri.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI