Flash

Deputeti socialist: Gruaja ime është heroinë, ka bërë tre fëmijë… (VIDEO)

Lapsi.al 25 October 2018
Deputeti socialist: Gruaja ime është heroinë, ka bërë

"Po unë e kam thënë, të paktën në shtëpinë tonë, gruaja ime është hero. Ka bo tre fëmijë, mban fëmijët…”

Kështu u shpreh deputeti socialist Ervin Bushati gjatë një takimi me gra dhe vajza në Elbasan, ku u fol për nismën e qeverisë që u votua sot në parlament, për mbylljen e lojërave të fatit dhe të basteve sportive.

Ndërkohë, në seancë plenare Ervin Bushati e cilësoi të një rëndësie të veçantë shoqërore e kombëtare mbylljen e lojërave të fatit. Ai referoi disa skema financiare dhe struktura shtetërore në Perëndim, që angazhohen për t’i dekurajuar disa biznese, qe dëmtojnë shëndetin mendor ose fizik të përdoruesve ose klientëve.

Projektligji ““Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” u miratua me 75 vota pro.

Ervin Bushati on Vidnews.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI