Flash

VIDEO/ Gafa e televizionit grek, fsheh pamjet e gazetares që qan në transmetim live

Lapsi.al 26 July 2018
VIDEO/ Gafa e televizionit grek, fsheh pamjet e gazetares që qan në

Imazhet e trishta që vinin nga Attika, zona ku u shkrumbua një resort nga flakët e zjarrit, kanë prekur gazetaren e televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi, e cila shpertheu në lot gjatë transmetimit live.

Por ndërsa Vicky qante, regjia e televizionit grek futi në transmetim pamje nga zjarret, duke hequr nga ekrani lotët e gazetares.

Ndërsa gazetari tjetër në studio, Petros Kasiotis, nisi të flasë duke u përpjekur të justifikojë gazetaren që qante. "Ne jemi redaktorë, jemi gazetare dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve” tha Kasiotis, sikur gazetarja të kishte bërë ndonjë gabim apo ndonjë gafë.

Në fakt, gafa në këtë rast është e regjisë dhe e vetë gazetarit që përpiqen të fshehin një reagim të vërtetë dhe njerëzor të gazetares. Shikoni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=yYn023uzjVg&feature=youtu.be

Të këshilluara

VIDEO/ Filmohet Zoti duke ecur mes reve

Një video e xhiruar gjatë një stuhie që goditi Alabaman, SHBA, tregon një siluetë të pazakontë që duket sikur ecën mes reve nëpër qiell. Pamjet që u kapën në...

21:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI