Flash

Del VIDEO/ Dietologia Blerina Bombaj: Shikoni si ky person vjedh portofolin “me mirësjellje”

Lapsi.al 25 July 2018
Del VIDEO/ Dietologia Blerina Bombaj: Shikoni si ky person vjedh portofolin

Personi që shihni në këtë video u largua të martën nga klinika e dietologes Blerina Bombaj me 20 mijë lekë të reja më shumë. Paratë i vodhi nga çanta e një punonjëseje të klinikës. Bashkë me to, ai mori edhe mjetet e identifikimit që ndodheshin në portofol.

Ka qenë vetë dietologia që e ka bërë publik këtë rast në rrjetet sociale. Në një postim, ajo tregon se autori, pasi mori portofolin zbriti shkallët dhe u përshëndet me punonjësen plot mirësjellje.

“Dhe pasi vodhi portofolin e Valmirës, zbriti shkallët dhe u përshëndet me të plot miresjellje! Ju lutem shpërndajeni”, shkruan dietologia.

Bombaj kërkon ndihmë për identifikimin e autorit, ndërsa sqaron se pamjet e kapura nga kamerat e klinikës janë dërguar në polici, ku është depozituar denoncimi për personin në fjalë.

Të këshilluara

VIDEO/ Filmohet Zoti duke ecur mes reve

Një video e xhiruar gjatë një stuhie që goditi Alabaman, SHBA, tregon një siluetë të pazakontë që duket sikur ecën mes reve nëpër qiell. Pamjet që u kapën në...

21:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI