Flash

FOTO/ Një gjyshe, në radhët e para të fansave të Rita Orës

Lapsi.al 4 June 2018
FOTO/ Një gjyshe, në radhët e para të fansave të Rita

Mes mijëra të rinjve që ndoqën koncertin e Rita Orës në sheshin Skënderbej, ra në sy një grua e moshuar, që ndiqte koncertin në radhët e para të turmës, aty ku zakonisht qëndrojnë fansat më të flaktë. Siç shihet nga foto, gruaja është duke ndjekur me ëndje koncertin e këngëtares kosovare, fama e të cilës kalon jo vetëm kufijtë e Europës, por edhe të moshës.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që “gjyshja” të jetë gjendur mes fansave më të flaktë të Ritës për t’u kujdesur për ndonjë mbesë apo nip të papërmbajtur dhe që në këto raste ka pasur nevojë për pak mbikqyrje.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI