Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Plas gallata në internet, Rama 'nxjerr' njoftim: Vend i lirë pune për Ministër i Brendshëm (Kriteret)

Lapsi.al 24 May 2018
Plas gallata në internet, Rama 'nxjerr' njoftim: Vend i lirë

'Renia' e Samir Tahirit dhe 'lëkundja' e Fatmir Xhafës, dy ministrave të Brendshëm të Edi Ramës, të dyshuar si të lidhur me drogë, i pari me grupin e Habilajve dhe i dyti duke favorizuar vëllain trafikant, ka shërbyer për të bërë humor në internet, pasi duket se kryeministrit Rama nuk po i ecën fare me njerëzit që emëron në një prej ministrive më të rëndësishme në vend. Në portalin e njohur për publikimin e njoftimeve, së fundi është publikuar nga dikush për humor, një njoftim për vend të lirë pune në pozicionin e Ministrit të Brendshëm. Më poshtë përmbajtja e plotë e tij.

Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;

Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.

b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi

d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.

e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine

f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://ëëë.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri

http://www.njoftime.com/showthread.php?368124-Kryeministri-ofroj-vend-pune-THIRRJE-E-HAPUR-P%CBR-KANDIDIMIN-SI-MINIST%CBR-I-PUN%CBVE-T%CB-PISTA&p=368287#post368287

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI