Flash

Negociatat/ Eurokomisioneri për zgjerim, Hahn: Nuk ka ulje çmimesh, duhen përmbushur pritshmëritë

Lapsi.al 22 May 2018
Negociatat/ Eurokomisioneri për zgjerim, Hahn: Nuk ka ulje çmimesh,

Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Nuk flasim për ulje çmimi, tha ai, por këto vende duhen nxitur e asistuar, pasi “një drekë nuk jepet falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”.

“E para, kemi publikuar strategjinë tonë në shkurt duke treguar çdo vendi perspektivën, për të gjithë procesin, dhe jo vetëm negociatat, është e bazuar në meritë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi, por është në interesin tonë ti nxisim e ndihmojmë, asistojmë por nuk është një drekë falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”, është shprehur Hahn.

Ai tha se sot vendet e Ballkanit Perëndimor rrethohen nga vendet anëtare të BE dhe nëse një ditë do të bëhen dhe ato anëtare do të ishte një farë konsolidimi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI