Flash

Balla si Rama: Pas kokainës së kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD

Lapsi.al 22 May 2018
Balla si Rama: Pas kokainës së kapur në Durrës fshihen

Përmes një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se audio-përgjimi që ka publikuar PD ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i stisur dhe se nuk ka pasur asnjë bisedë mes ‘Dëshmitarit X’ dhe Agron Xhafës.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama se kapja e sasisë rekord të kokainës në Durrës ka lidhje me zyrtarë të lartë të PD, Balla tha se Basha është futur në këtë aventurë nga Berisha.

“Nuk ka patur bisedë mes Babales dhe vëllait të ministrit. Prokuroria të bëjë sa më shpejt ekspertizën sepse po rrezikohet autorësia e përgjimit dhe po ngelet jetim. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë. Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me persona të rangjeve më të larta të PD. Historia e përgjimit po dëmton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë” - tha Balla.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI