Flash

Rama në palestrën e Tepelenës: Bëjeni me sauna dhe shkruani "Lojëra me dorë, përdoret sipas rastit"

Lapsi.al 22 May 2018
Rama në palestrën e Tepelenës: Bëjeni me sauna dhe shkruani

Për të dëgjuar Edi Ramën, qytetarët e Tepelenës u ftuan në palestrën e gjimnazit ku kryeministrin e kanë vizatuar si basketbollist. Në murin e palestrës, në krahun e djathtë të tij, vizatimi qëndron si dedikim nga kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

Dhe ndërsa fliste para qytetarëve për turizmin, kryeministri i premtoi kryetarit të Bashkisë se me reformat e qeverisë, turistët në Tepelenë do të bëhen me mijëra. Jo turiste dosido, por suedeze, nga ato që do ta hutojnë Tërmet Peçin.

"Të gjitha ato suedezet që hutuan Tërmetin kur ishin para Ali Pashës do bëhen me mijëra" tha Rama duke korrur duartrokitje në sallë.

Nga premtimi mahnitës për Tërmet Peçin, kryeministri kaloi në realitet, ku tha se në Tepelenë nuk kishte asnjë hotel dhe jo vetëm që nuk mund të vijnë dot mijëra suedeze, por as ai dhe ministret e tij nuk kanë ku të qëndrojnë.

"Sapo të ndërtohet një hotel në Tepelenë, mund të vijmë edhe ne të bëjmë një mbledhje qeverie, sepse nuk kemi ku të qëndrojmë" u shpreh kryeministri, të cilit në këto rrethana nuk i mbeti tjetër, veçse ta mbyllte fjalimin me një batutë.

"Tërmeti më ka thënë këtë sallë do ta bëjë edhe me ngrohje dhe unë i sugjeroj që ta bëjë edhe me sauna, pastaj të shkruajë aty "Lojëra me dorë dhe sauna, përdoret sipas rastit" ishte batuta e Ramës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI