Flash

Shkarkohet nga detyra dhe kallëzohet penalisht juristi i Hipotekës në Fier, i mori qytetarit rryshfet

Lapsi.al 22 May 2018
Shkarkohet nga detyra dhe kallëzohet penalisht juristi i Hipotekës

Pas denoncimit për korrupsion në emisionin investigativ “Fiks Fare”, juristi i Hipotekës së Fierit, Ervis Bregasi është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Gjithashtu, ministria ka urdhëruar hetimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij. Fiks Fare e denoncoi me zë dhe figurë nëpunësin e Hipotekës së Fierit, i cili i mori ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takonte.

Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI