Flash

PD mbledh Kuvendin Kombëtar, kritikët bojkotojnë Bashën

Lapsi.al 27 April 2018
PD mbledh Kuvendin Kombëtar, kritikët bojkotojnë Bashën

Partia Demokratike mbledh të dielën Kuvendin Kombëtar. Por zërat kritikë me kryetarin Basha nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen, me përjashtim të Eduard Selamit, i cili pritet që të mbajë edhe një fjalë në këtë Kuvend. Kështu, nuk të marrin pjesë Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Arben Imami. Ata thonë se ky kuvend i demokratëve nuk do të sjellë asgjë të re, pasi nuk parashikohen diskutime për statutin. Ky i fundit do të lexohet nga sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe më pas do të hidhet në votim para delegatëve. Pas miratimit të statutit, Partia Demokratike do të nisë një proces ristrukturimi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI