Flash

Rama për Reuters kërcënon BE-në: Mos na ktheni shpinën, rrezikohemi nga Rusia dhe radikalizmi islamik

Lapsi.al 25 April 2018
Rama për Reuters kërcënon BE-në: Mos na ktheni shpinën,

Pas intervistës në DË, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. Sipas tij mbyllja e një perspektive evropiane për Shqipërinë do të linte një boshllëk që Rusia apo radikalizmi islamik do të ishin gati ta shfrytëzonin është shprehur kryeministri shqiptar.

“Duke i mohuar Shqipërisë anëtarësimin një ditë në Bashkimin Europian, mund të ushqehet radikalizimi islamik në këtë shtet ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal. Mos lini vend bosh që të mbushet nga shtetet e tjera. Statistikisht, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thoja se feja kryesore në Shqipëri është Evropa. Pra të gjitha këto forca, janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga kjo anë e Evropës. Prandaj i urrej”, është shprehur Rama. Për të ilustruar ndërhyrjen e forcave të jashtme, ai solli në vëmendje atë çfarë ndodhi në Malin e Zi, ku u tentua që nga Rusia të bëj një ‘puç’ shteti.

Kryeministri shqiptar ndodhet në Berlin, për të lobuar pro hapjes së negociatave me Bashkimin Europian në muajin qershor. Ai zhvilloi takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ndërsa një ditë më parë në kryeqytetin shqiptar ishte për vizitë Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Të këshilluara

Tiranë, përdhunohet një vajzë 16-vjeçare

Një djalë 17-vjeçar është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë. Policia k...

15:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI