Flash

VIDEO/ 11 protestuesit kuksianë sot para Apelit në Shkodër, qytetarët e PD protestë, policia merr masa

Lapsi.al 20 April 2018
VIDEO/ 11 protestuesit kuksianë sot para Apelit në Shkodër,

11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në "Rrugën e Kombit" tre javë më parë do të dalin sot në orën 11:00 para Gjykatës së Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë, pas apelimit të masës “Arrest në Burg” nga avokatët e tyre.

Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër do të zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve.

Në protestë do të jetë edhe grupi i PD, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie.

Ndërkohë drejtori i policisë së shkodrës, Vehbi bushati është parë të dalë nga një takim me strukturat e policisë në lidhje me masat e protestës.

[video width="720" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Timeline-1-7.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI