Flash

Policia arreston 9 persona, shisnin heroinë dhe kokainë në qytetet italiane, mes tyre edhe shqiptarë

Lapsi.al 20 April 2018
Policia arreston 9 persona, shisnin heroinë dhe kokainë në

Pas një hetimi në bashkëpunim me prokurorinë e Livornos, policia ekzekutoi 9 masa arresti për një grup që merrej me tregtim droge. Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve ka shqiptarë, italianë dhe tunizianë.

Deri më tani nuk bëhen të ditura identitetet e personave të arrestuar. “Ansa” shkruan se grupi, i cili përbëhej nga 14 persona, kishte shtrirë aktivitetin e tij në sheshet kryesore të Livornos dhe në Pisa, ndërsa shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Operacioni në fjalë u krye nga agjentët e Livornos në bashkëpunim me kolegët nga Pisa, Pistoia dhe departamenti i parandalimit të krimit në Firence. Ndërkohë, policia po heton rreth dokumentimin të plotë të këtij rasti.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI