Flash

Reforma në drejtësi, ish-ministri Manjani: Ekspertët e BE bënë spektakël me Kushtetutën tonë

Lapsi.al 20 April 2018
Reforma në drejtësi, ish-ministri Manjani: Ekspertët e BE

Në raportin ku rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, Komisioni Europian rendit reformën në drejtësi, e sidomos procesin e vettingut si një ndër hapat më të vlerësuar për ecurinë e vendit. Por, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e vë në mëdyshje këtë.

“Ne nuk kemi bërë reformë, por spektakël në drejtësi, sepse Kushtetutën që kemi ne sot në fuqi nuk ka shtet ta ketë në rruzullin tokësor dhe e kemi bërë sepse kështu e donin ekspertët e BE dhe ata që duhet ta votonin u kërcënuam dhe u bë kjo që është reforma”, - deklaroi ai.

“Unë kam dyshimet e mia, sepse vetingu sapo ka filluar. Unë jam skeptik, sepse vetingu nuk ishte paraparë të ishte një ILDKP e dytë. Vetingu duhet të analizojë integritetin, profesionalizmin, çfarë vendimi është dhënë dhe pastaj çfarë pasurie ke. Këta merren me pasurinë direkt dhe kjo ndodh në një vend, ku vetëm në vitin 2004 ka hyrë kultura e Bankës, pra informalitet total”, - vijoi Manjani.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI