Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Tahiri ndërhyn LIVE në emision: E vërteta e gjuhës me kode dhe frazës “bir k*rve”

Lapsi.al 19 April 2018
Tahiri ndërhyn LIVE në emision: E vërteta e gjuhës me kode

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërhyrë LIVE me telefon në emisionin “Opinion” ndërsa po diskutohej për çështjen e tij pas shfaqjes së tij në seancën parlamentare të së enjtes.

Unë se kuptoj se pse hidhni faj në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi Ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Kam heshtur për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim, por kjo nuk do të thotë se Saliu dhe Luli të më bëjnë gjyqin moral.  Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq".

Përsëritja e frazave të Ramës?

Unë jam i bindur që sado ta interpretoni ju këtë që thashë unë e thonë njerëzit më shumë. Nëse unë jam një “bir nëne” që duroj prej 6 muaj lloj akuzash ndërsa ka "bir kurvash" që i kanë vënë dërrmën ketij vendi.

Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt. Dhe mund të kem gabuar sigurisht. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke i dhënë zë çdo lloj gjëje.

Në 4 vjet raportet e GDF mblidhi bashkë kultivimi i kanabisit është më i vogël se një vit i Saliut. E ka thënë kryeministri? Kryeministri dhe ministri i brendshëm mund të pranojnë çfarë të duan unë kam konsideratën time.

Jeni takuar me Ramën?

Për mua është e rëndësishme e vërteta. Unë jam i vetmi politikan që kam kërkuar të hetohem edhe në Itali. Unë shpresoj të vijë e vërteta dhe unë të hetohem.

Keni materiale komprometuese?

Ky është modeli im. Unë kam heshtur dhe i kam dhënë rrugë drejtësisë. Nuk bëj si Sali Berisha që për 21 janar i tha prokurores të përgjithshme “lavire bulevardi”. Këtë përrallë që "kam materiale kërcënuese" janë përralla për të mbushur orarin e tollovisë.

Shantazhe ndaj Ramës?

Çdo njeri që bën detyrën e vet edhe në nëse bën mirë nuk mund të shantazhohet. Unë kam qenë ministër dhe kam bërë detyrën time dhe nuk shantazhohem dhe nuk jam i shnatazhueshëm nga asgjë. Unë kam shërbyer si ministër i Ramës për 4 vjet dhe këto historitë që është i shantazhueshëm dhe këto historitë janë tollovi.

Deklatarata ime mund të ketë një problem etik. E pranoj. Kam 6 muaj që hesht. Kam 6 muaj që duroj. Edhe sot nuk kam folur. Unë kam të drejtë që të flas që askush. Jo Saliu dhe Luli dhe askush tjetër. Kush tjetër? Të gjithë përfshirë dhe juve. Unë kam një betejë që kam me njërzit dhe e kam me veten time” – tha ndër të tjera Tahiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI