Flash

Shqipëria, vendi më i shtrenjtë në Europë për të përdorur shërbimin taksi

Lapsi.al 19 April 2018
Shqipëria, vendi më i shtrenjtë në Europë për

Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në Europë për të përdorur një taksi, në krahasim me të ardhurat mesatare. Një përllogaritje e Numbeos nxjerr në pah faktin se, me një rrogë mesatare mujore, një shqiptar mund të udhëtojë vetëm 17 kilometra në ditë. Siç duket qartë nga harta, asnjë vend tjetër në Europë nuk ofron kaq pak. Edhe vendet e tjera të rajonit janë larg nesh në këtë renditje. Kjo praktikisht do të thotë se, përdorimi i taksisë në vendin tonë është një lluks për pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptarë.

Por, Shqipëria është një vend tashmë i mësuar me rekorde në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarëve e në veçanti kur bëhet fjalë për çmimet. Siç duket qartë nga harta, vendet më të lira të shërbimit taksi në Europë janë ato skandinave. Përdorimi i taksisë të qënit luks në vendin tonë është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pagave mjaft të ulta dhe jo e çmimit më të lartë të shërbimit taksi. Një studim i vetëm pak kohëve më parë i Eurostat tregonte se, pagat e shqiptarëve të shprehura në fuqi blerëse janë më të ultat në Europë. Madje, tepër larg vendit të dytë me performancën më të keqe në Europë, që është Kosova, me një pagë sa 67% e tyre, çka do të thotë se, ndërkohë që shqiptarët e Kosovës mund të blejnë 3 produkte në muaj me pagën e tyre, shqiptarët e Shqipërisë mund të blejnë vetëm 2 produkte të njëjta.

/Tv Scan/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI