Flash

A do rikandidojë Veliaj në Tiranë? Rama i bën bisht pyetjes

Lapsi.al 19 April 2018
A do rikandidojë Veliaj në Tiranë? Rama i bën bisht pyetjes

Nuk ka dhënë një përgjigje të qartë kryeministri Edi Rama nëse do të jetë Erion Veliaj kandidati i socialistëve për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm. Në një intervistë për sokol Ballën në Vizion Plus këtë të enjte, Rama u pyet mbi deklarataën e Veliajt se “nëse socialistët do ta mandatorin ishte i gatshëm për një mandat tjetër në Tiranë”. Rama përgjigjet kështu:

“Ka thënë gjënë e duhur dhe përgjigjen e duhur që duhet të thotë çdo socialist sepse janë forumet e Partisë Socialiste ato që vendosin”.

Edhe pyetjes direkte se çfarë mendon vetë Edi Rama për këtë çështje, ai i bëri bisht.

“Edhe unë jam një socialist serioz sepse nuk bëhet fjalë për Erion Velinë, por bëhet fjalë për 61 kryetarë bashkie, dhe nuk është serioze që unë të flas paraprakisht, por do të flas kur të vijë dita. Unë jam më i interesuar sot se kush do të jetë kryetar i bashkisë së Kukësit".

A është ky një hezitim për kandidaturën e Veliajt?

“Unë çfarëdo që të them, kazani do ta interpretojë sipas gjellës që duhet shitur nesër. Si do ta interpretojnë u takon atyre”.

Do të rikandidojnë Dako dhe Sejdini?

“Këto pyetje do tja lëmë kohës së duhur”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI