Flash

Shkarkohet nga detyra, acarohet pas vendimit prokurorja e Shkodrës: Sa vendim i drejtë

Lapsi.al 20 April 2018
Shkarkohet nga detyra, acarohet pas vendimit prokurorja e Shkodrës: Sa

"Sa vendim i drejtë!” Kështu ka deklaruar prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, duke ironizuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas verifikimit, ka rezultuar se Nikëhasani nuk ka justifikuar pasurinë, duke mos kaluar kështu procesin e Vettingut.

Por sapo KPK ka dhënë vendimin për shkarkimin e Prokurores Nikëhasani, ajo ka filluar të duartrokasë brenda sallës.

E më pas, duke dalë ka filluar të kundërshtojë vendimin, duke e cilësuar të padrejtë.

“Kam se jam nga ata që më vinte turp që të thosha ku punoj, doja të dija se me kë punoja. ILDKPI, më kanë nxjerr gjithmonë korrekte me ato që kam pasur. Duhet marrë parasysh se kam filluar vetëm në 2003 për të deklaruar pasurinë. Kam deklaruar vetëm rrogën time, nuk e dija që duhet deklaruar të gjitha çfarë kisha. Gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë timen.  Shpinë e bashkëshorti, tokën e bashkëshortit. Ku i çova këto lekë. Atëherë me gjeni shtëpinë, ose me gjeni lekët. Kam 14 vite që shkoj nga Tiranë në Shkodër, por të isha e korruptuar do të kisha shtëpi në Tiranë, si gjithë dynjaja.  Nuk kam shkelur asnjë ligj në jetën time. Vetëm në një vit kam përfaqësuar shtetin në 41 vrasje në qytetin e Shkodrës, kur ka qenë Ina Rama kryeprokurore. Më kanë kërcënuar dhe më është rrezikuar jeta. Më kanë vënë tritol në shtëpi dhe në makinë në vitin 2002, prandaj ika nga shtëpia se u trembën fëmijët, nuk jetohej më aty. Është dosja nuk ma ka gjetur as shteti. Ju po thoni që kam një fuoristradë. Me çfarë të shkoj apo të me hedhin në rrugë si më kanë bërë më parë. Nuk kam asnjë llogari kursimi. Nuk e prisja këtë shkarkim, s’ma ka marrë mendja ndonjë herë." - u shpreh prokurorja për mediat.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI