Flash

Deputeti i PD: Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, të varfër dhe injorantë

Lapsi.al 20 April 2018
Deputeti i PD: Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet,

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News thotë se shqiptarët nuk kanë ditur të ndërtojnë shtetin dhe Evropa do të na ndihmojë në këtë drejtim.

Shehi: Unë them që Evropa do të na shërbejë jo për të përmirësuar ekonominë. Do të na ndihmojë për të ngritur në këmbë shtetin shqiptar. E kemi treguar me vite se paskemi një dobësi të madhe në këtë fushë. Kush merr pushtetin e bën sipas qejfit të vet, shpesh herë mendja më e mirë shqiptare ka përfunduar tek mendja e kushërinjve dhe asnjëherë nuk ka qenë një mendje institucionale për të ndërtuar një shtet me baza dhe afatgjatë. Evropa na duhet për të na detyruar me kushtet që vë. E treta pastaj, do të na ndihmojë edhe për ekonominë. Ne do të dorëzojmë sovranitetin në shkëmbim të një hapësire. Duke qenë Evropa këtu prezent unë do të ndihem më i sigurt me Evropën se sa sot me qeverinë. Ne shqiptarët e varfër të Ballkanit dhe injorantë të kemi frikë gardianët.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI