Flash

Rama bën kërdinë, valë shkarkimesh në të gjitha ministritë

Lapsi.al 20 April 2018
Rama bën kërdinë, valë shkarkimesh në të gjitha

Qeveria ka vendosur që Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit t'i shtohen edhe 182 punonjës për vitin 2018, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Ministrisë së Brendshme të reduktohet stafi me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146 zyrtarë.

7 veta i hiqet Ministrisë së Bujqësisë, po 7 veta Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Ministrisë së Financave i reduktohet stafi me 92 persona. Katër persona i reduktohen në staf Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Mbrojtjes i reduktohen dy veta, e po kaq i reduktohen edhe Ministrisë së Turizmit, ndërsa Ministrisë së Kulturës i Reduktohen 7 persona.

Një numër prej 27 personash i reduktohen Ministrisë së Shëndetësisë.

Në reduktime stafi janë përfshirë edhe disa agjenci si ajo e Prokurimit Publik, ku 4 veta do të hiqen nga puna, ndërsa dy do të hiqen tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit, 1 person hiqet tek Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa me 5 veta reduktohet stafi i punonjësve të ADISA-s.

Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, ndërsa 4 veta hiqen nga puna në Inspektoratin Qendror.

Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

Rama rikthen Haki Çakon, emërohet...

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është emëruar si këshilltar për Çështjet e Emergjencave i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka. Ai u...

18:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI