Flash

Xhaxhai i Ardit Gjoklajt kërcënon me jetë Erion Veliajn: S'ka me mbjellë më pemë, pa i mbjellë unë mbi të

Lapsi.al 19 April 2018
Xhaxhai i Ardit Gjoklajt kërcënon me jetë Erion Veliajn:

Dy të akuzuarit për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës kanë fituar pafajësinë nga gjykata e Tiranës. Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari janë liruar nga burgu tregoi Lush Gjoklaj, xhaxhai i 17 vjeçarit që humbi jetën në landfill gjatë një bisede në studion e Faxnews.

Lush Gjoklaj paralajmëroi se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet. Duke përmendur Erion Veliajn, Edi Ramën dhe familjarët e tyre .

“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa ia mbjellë unë mbi të. Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u pagu ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll” tha Gjoklaj që tregoi se asnjë përfaqësues i Bashkisë nuk kishte ardhur të kërkonte falje në shtëpinë e tyre.

Sipas xhaxhait të viktimës, faji i Erion Veliaj ishte se në protest, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.

“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe.”,-ka thënë Gjoklaj.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48