Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Mogherini rrëzon akuzat e Ramës për PD: Shoh unitet, kur flitet për anëtarësim në BE!

Lapsi.al 18 April 2018
Mogherini rrëzon akuzat e Ramës për PD: Shoh unitet, kur flitet

E pyetur nga gazetarët nëse thirrja e opozitës për mosbindje civile e dëmton vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave, shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini tha se shikon unitet mes forcave politike të Shqipërisë kur vjen puna për integrimin. Në fjalimin e tij, pak minuta më parë, Rama kishte akuzuar Partinë Demokratike se ushqente me gënjeshtra dhe propagandë politikanë të BE-së që më pas kundërshtonin procesin e integrimit.

"Unë do të takohem me opozitën sot. Mesazhi im për ta do të jetë saktësisht si mesazhi për kryeministrin. Ky nuk është rezultat i njërës apo tjetrës parti. Nuk është rezultat për një institucion apo një tjetër, është për të gjithë ata që kanë punuar vendin kaq thellësisht gjatë dekadës së fundit. Jo vetëm të marrin meritën për të, por edhe përgjegjësitë për të ardhmen. Nuk ka ndodhur asnjëherë në BE që rrugëtimi të jetë përdorur nga njëra apo tjetra parti. Unë shoh mjaft unitet kur bëhet fjalë për aspiratën e anëtarësimit në BE.

Më duhet të them se nëse Shqipëria dha rezultate në reformën në drejtësi, në vetting, kjo ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë. Aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për një ëndërr që kalon brezat. Kjo nuk është çështje e partive politike, e qeverisë apo e opozitës, është përpjekje kombëtare" u shpreh Mogherini.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI