Flash

LE MONDE: Vendi më i varfër në Evropë, 4 milion euro për koncertin e Kanye West

Kanye West, i ndaluar në shumicën e vendeve të Evropës, do të marrë një subvencion prej 4 milionë eurosh për të mbajtur një koncert në Shqipëri. I ndaluar të qëndrojë ose të ngjitet në skenë për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe neonaziste, reperi amerikan pritet të performojë më 11 korrik, në Tiranë. Shumë protestues e akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po e përdor këtë aktivitet për t'u shërbyer interesave të tij.

12:46

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Jepen masat e sigurisë për 12 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), të dyshuar për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masa sigurie nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për […]

11:30

Pse Tom Doshi u shpall "non grata" në SHBA, shkrimi i Wall Street Journal

Lapsi.al 18 April 2018
Pse Tom Doshi u shpall "non grata" në SHBA, shkrimi i Wall Street

Pasi i ndaloi hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi, ish-pjesë e grupit të PS-së, dhe familjes së tij, vjen reagimi i parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“The Wall Street Journal”, teksa raporton se Doshi bëhet kështu zyrtari i dytë, pasi ish kryeprokurorit Llalla, thekson se DASH e argumenton ketë me procedurat kundër korrupsionit.

Uashingtoni ka thënë se i ka ndaluar Tom Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, në bazë të një ligji të vitit 2017 për zyrtarët për të cilët Departamenti i Shtetit “ka informacion të besueshëm” se ata ishin të përfshirë në korrupsion, ose në raste shkeljesh së të drejtave të njeriut.

Pretendimet për korrupsion lidhen me kohën që Doshi ka qenë pjesë e parlamentit, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit përmes një emaili. Ajo nuk pranoi të jepte të tjera detaje, duke thënë në përgjithësi se korrupsioni shkakton kosto të konsiderueshme në ekonomi, shoqëri dhe në siguri. Duke sfiduar besimin në sundimin e ligjit, ajo dëmton interesat e SHBA-së për sigurinë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme, si dhe ato të vendeve partnere, tha ajo.

Sipas mediave shqiptare, Doshi ka mohuar akuzat për korrupsion dhe konfirmoi që ka aplikuar për vizë në SHBA. Nga ana tjetër, Ambasada shqiptare në Uashington, D.C., nuk iu përgjigj një kërkesë për reagim.

Partia Socialiste e Shqipërisë e dëboi Doshin nga grupi i vet në vitin 2015. Ambasada e SHBA në Tiranë e mirëpriti këtë vendim në atë kohë, duke dhënë edhe një deklaratë ku thuhej se ai “dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale”.

Para Doshit, iu ndalua hyrja në SHBA edhe ish-prokurorit të përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, gruas së tij dhe dy fëmijëve, duke cituar të njëjtin ligj të vitit 2017. Llalla kishte thënë në përgjigje të pyetjeve me email se nuk kishte dijeni për provat kundër tij, por fajësoi për këtë çështje një mosmarrëveshje me ambasadorin e SHBA në Tiranë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI