Flash

Aksioni kundër Lojërave të Fatit/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon qëllimin e vërtetë të Tahirit

Lapsi.al 18 April 2018
Aksioni kundër Lojërave të Fatit/ Ish-drejtuesi i policisë

Ish-drejtusi i policisë dhe operacionit “Fundi i marrëzisë”, Ismail Elezi deklaroi se ky operacion kishte vetëm një qëllim, monopolizimin e aktivitetit të lojërave të fatit nga 2 ose 3 persona.

Ismail Elezi u shkarkua nga detyra në mes të operacionit.

“Debati që kam pas me ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshem ishte se duhet të mbyllnim çdo aktivitet, i thash nuk mund të kryejmë veprime arbitrare. Por kush ishte qëllimi dhe për këtë e them me përgjegjësi të plotë, qëllimi ishte që i gjithë aktiviteti i lojrave të fatit të monopolizohet nga 2-3 persona. Përgjegjësi për këtë ishte vetëm një, Saimir Tahiri”, - u shpreh ai për Top Channel.

Sipas Elezit, situata sot është me keq se para operacionit fundi i marrëzisë.

“Jo vetëm që ka një shtrirje shumë më të gjerë, por nëse më parë kishte subjekte që operonin për vete, sot janë vetëm 2-3 persona, çohen 6 deputetë dhe kërkojnë shtyrje dhe Parlamenti e miraton dhe loja vazhdon”, vijon ish-drejtori i Krimit Ekonomik.

8 muaj nga skadimi afatit për zhvendosjen e lojrave të fatit, nga vëzhgimi në terren rezulton se pika bastesh dhe kumari mund të gjesh pranë shkollave, por edhe institucioneve të kultit, jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të vendit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI