Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Xhaçka sqaron kërkesën për bazë amerikane në Shqipëri: Sekretari Mattis më tha...

Lapsi.al 18 April 2018
Xhaçka sqaron kërkesën për bazë amerikane në

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në përfundim të vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar detaje ng takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhaçka tha se i ka vënë në dispozicion SHBA dhe NATO-s, bazat e ushtrisë shqiptare, ajrore, detare dhe ato tokësore.

Por duket se Xhaçka nuk ka marrë një premtim nga Mattis nëse SHBA do të vendosë të ketë prezencë ushtarake në Shqipëri.

Sipas ministres Xhaçka, vendi ynë nuk kërcënohet vetëm nga influenca e Rusisë por edhe nga “Influenca nga Jugu”. Xhaçka përmendi këtu ekstremizmin fetar.

Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me këtë kërkesë?

Në radhë të parë unë dua të vlerësoj angazhimin operacional të FA të Shqipërisë që kanë realizuar këto vite. Ne jemi për NATO-n por edhe për SHBA një faktor stabiliteti në rajon.

Ne diskutuam për të gjitha sfidat jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë. Kërkesa jonë vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të saja në Ballkanin Perëndimor. Duke patur parasysh këtë bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha bazat tona.

A keni marrë ndonjë sinjal se NATO ka interes të ketë një bazë të tillë?

Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa. Megjithatë unë mendoj që një prezencë e NATO apo SHBA në një vend që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se mund të jetë një aleat shumë i denjë, do të ishte një mundësi e mirë për modernizimin e forcave tona. Padiskutim që kanë të bëjnë me ndikimin rus por edhe nga Jugu, ekstremizmi fetar.

Kjo kërkesë është bërë edhe më herët dhe duket se nuk ka një aprovim.

Ne nuk po diskutojmë për aprovim por për të thelluar bashkëpunimin me NATO dhe aleatët.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI