Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Flet Basha nga Berlini: Të bindim anëtarët skeptik të komisionit për hapjen e negociatave

Lapsi.al 17 April 2018
Flet Basha nga Berlini: Të bindim anëtarët skeptik të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në një lidhje live para nisjes se seancës të posaçme dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe ai Çështjeve Europiane të Bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Basha tha se detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision që problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave.

“Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për çështjet europiane dhe komisionit për punët me jashtë. Seancë dëgjimore, është një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të CSU dhe CDU kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, luftën kundër korrupsionit, me reformën në drejtësi dhe qëndrimi në tërësi është skeptik sa i përket hapjes së negociatave. Detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat kanë raportime konkrete e objektive nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane, por që nga ana tjetër këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre. Opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave dhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi. Kjo është detyra që kemi sot, pjesa më e vështirë e misionit në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave”, - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI