Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Analiza e Lubonjës/ Shkaqet e krizës brenda PD pas ikjes së Berishës

Lapsi.al 16 April 2018
Analiza e Lubonjës/ Shkaqet e krizës brenda PD pas ikjes së

Analisti Fatos Lubonja bën një panoramë të asaj që po ndodh në Partinë Demokratike pas debateve të fundit dhe përplasjeve mes kritikëve dhe kryetarit Lulzim Basha. Në emisionin “Studio e hapur” në News 24, Lubonja tha se për një kohë të gjatë kjo forcë ka qëndruar nën autoritarizmin e Berishës.

“Duam apo nuk duam na shkon gjuha te Sali Berisha. Unë kam një tjetër mendim për autoritarizmin e Berishës. Kjo ndahet në të paktën 3 faza.

Faza e parë ishte ajo ‘91 – ’97, faza e dytë ajo e opozitës dhe e treta ajo e rikthimit në pushtet. Faza e parë ka qenë një lloj inercie e enverizmit. Sali Berisha e paraqiti veten si një njeri që duhet të kishte një lloj pushteti absolut. Në parti ai duhet të ishte figurë absolute. Ata që dolën kundër i përjashtoi.

I përjashtoi me debat brenda partisë? Debati nuk ishte me argumentet. Ishte te pafuqia e atyre që bërtisnin për argumentet, por që nuk kishin mundësi. Gramoz Pashkon e nxorën nga salla me ulërima dhe nga më banalet.

Në opozitë pati një rikthim dhe i riktheu disa nga këto figura edhe për nevojë se ai kishte ndryshuar. Demokracia e brendshme e PD-së ishte pasqyrë e demokracisë në Shqipëri. Në sheshin Skënderbej para 97-ës, PD nuk lejonte asnjë protestë” – thotë Lubonja.

Ai shton se largimi i Berishës ka lënë PD-në pa një model dhe se kryetari Basha po ecën sipas mënyrës që drejtonte Berisha.

“Unë mendoj që kriza e PD vjen nga largimi i një lideri autoritar i cili ka marrë edhe të gjitha përgjegjësitë e tij dhe që ka ditur të imponohej. Autoritarizmi i Berishës ka qenë imponues. Ishte një autoritet i padiskutuar në parti. E dyta, edhe për shkak se ne kemi një strukturë mendore që ne duhet të rrimë poshtë tij, por kjo është një temë më e gjerë. Të tillë jemi edhe brenda familjes.

Tani që ka ikur ky “babai i fuqishëm” nga partia ka lënë një boshllëk, por edhe për arsye të tjera. Këta që janë, nuk arrijnë dot as demokracinë. Kjo do të thotë që të të vendosin një rregull duke votuar. Votat ata që kanë mendim ndryshe rrinë aty ku janë dhe kritikojnë. Basha nuk e ka krijuar këtë.

Më shumë ai do që të imitojë Berishën. Ka edhe Berishën prapa që nuk e dimë sa rol ka. Berisha duhet të ikte. Ka një pjesë që thotë të kthehet Sali Berisha. Po ja supozojmë që u kthye Saliu, apo e morri Imami apo e Astriti dhe Jozefina. A do kishte ndryshim PD-ja?” – thotë Lubonja në analizën e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Avokati tregon ku ndodhet Adriatik Llalla

Sokol Hazizaj, avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka thënë se ka shkelje proceduriale në hetimet që kanë nisur ndaj klientit të tij. Ai thotë se asnjë...

21:45

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI